11:17 / E Martë, 04 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Votat e gazetarëve nga mbarë bota për ”Topin e Artë”

Mbrëmë, në ceremoninë e France Football, u zbulua fituesi i ”Topit të Artë”.

Mesfushori kroat, Luka Modric e fitoi çmimin në fjalë duke lënë pas vetes lojtarët si Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, transmeton IndeksOnline.

Siç e dimë, France Football e dhuron këtë çmim pas votave të gazetareve nga e gjithë bota, transmeton IndeksOnline.

Në këtë votim, natyrisht, morën pjesë edhe votimet e gazetarit kosovar, Bajram Shala dhe atij nga Shqipëria, Besnik Dizdari.

Shala dha pikët kryesore për mesfushorin, Luka Modric, teksa Dizdari dha pikët maksimale për sulmuesin francez, Antoine Griezmann.

Tani, janë publikuar votat e gjithë gazetarëve nga mbarë bota për këtë çmim./IndeksOnline/