Lojtari i Interit ndërron kombëtare, do të ketë mundësi të jetë në Botëror
Një lojtar i Interit ka vendosur të përfaqësojë një tjetër shtet.
Bëhet fjalë për sulmuesin Ange-Yoan Bonny , i cili vendosi të lë Francën për t’ju bashkuar Bregut të Fildishtë.
Lëvizje kjo e cila do ta shoh atë të jetë pika kryesore e sulmit të kësaj kombëtare në Kupën e Botës, që mbahet këtë verë.

Bonny, kishte luajtur për Francën nga grupmosha U19 deri në U21, por që konkurrenca e fortë në sulmin e “Les Bleus” ia bënë atij të pamundur të zë ndonjë vend.
Bregu i Fildishtë, do të jetë në grupin E të Botërorit me Gjermaninë, Curaçaon dhe Ekuadorin./IndeksOnline/

