18:16 / E Premte, 19 Korrik 2019 / indeksADMonline

Lojtari i ri i Milanit, Theo Hernandez shënon supergol në miqësore

AC Milan u ndesh me Novara sot në një ndeshje miqësore në qendrën e trajnimit të klubit Milanello.

Kjo ishte ndeshja e parë e Rossonerëve me Marco Giampaolo në krye. Ish menaxheri i Sampdoria testoi shumë lojtarë të rinj në ndeshje.

Një nga të sapoardhurit, Theo Hernandez, i cili u transferua në Milano këtë muaj nga Real Madridi në mënyrë të përhershme pati një debutim të madh, duke shënuar golin e vetëm të ekipit të tij në barazimin 1-1./Indeksonline/