75 Mall Live Search
17:15 / E Shtunë, 21 Dhjetor 2024 / G T

Lojtari i vitit në Kosovë, Lindon Emërllahu: Është privilegj, çmimi nuk është vetëm i imi…!

Federata e Futbollit të Kosovës mbrëmë shpalli më të mirët e vitit 2024 dhe çmimin kryesor e mori futbollisti, Lindon Emërllahu.

Mesfushori i Ballkanit u shpall më i miri i vitit 2024 dhe u fut në formacionin e më të mirëve, shkruan Indeksonline

Përmes rrjeteve sociale, Emërllahu ka bërë reagimin e parë pasi mori çmimin e më të mirit.

“Faleminderit nga zemra për nderin dhe privilegjin që të shpallem Lojtari i Vitit dhe pjesë e 11shet më të mirë të futbollit në Kosovë pë vitin 2024”.

“Ky çmim nuk është vetëm i imi, por i gjithë ekipit FC Ballkani, që ka qenë pas meje në çdo hap. Falë bashkëpunimit, përkushtimit dhe mbështetjes tuaj, çdo moment në fushë ka qenë i veçantë”, shkruhet në postimin e bërë nga Emërllahu.

Postimi i tij i plotë: