15:08 / E Mërkurë, 17 Nëntor 2021 / C E

Lojtari me pagën më të ulët, Alves: Do ta ndihmoja Barcelonën edhe nëse nuk do më paguanin asnjë cent

Dani Alves është prezantuar ditën e sotme në “Camp Nou” para një numri të konsiderueshëm tifozësh.

Braziliani u rikthye si një dëshirë e trajnerit Xavi dhe ditën e hënë kaloi me sukses vizitat mjekësore.

Sic raportohet nga mediat spanjolle, Alves ka pagën më të ulët në ekio dhe shumëçka do të varet nga bonuset.

Mbrojtësi i djathtë në gjatë fjalës së tij pak më parë konfirmoi dashurinë e madhe për klubin katalas dhe u shpreh se do ishte i gatshëm ta ndihmonte ekipin pa asnjë qindarkë.

“Unë fola me presidentin, sido që të ishte, e dija që mund të ndihmoja. E kisha atë pyetje dhe i thashë që mund të ndihmoja edhe nëse nuk më paguanin asgjë. Nuk premtoj asgjë që mundem. Ne kishim një takim, ai e anuloi dhe në fund më tha që Xavi do ta rregulloja. Kur më tha këtë, e dija që kisha opsione sepse ai e di si jam, angazhimin që kam, çfarë unë me të vërtetë ofroj.

E dija që Barça kishte vështirësi dhe donte të ndihmonte. Doja të isha. I lirë, çfarëdo.