19:18 / E Enjte, 02 Maj 2019 / indeksADMonline

Lojtarit të Barcelonës i vjedhin shtëpinë dhe i kërcënojnë vëllain gjatë ndeshjës me Liverpoolin

Frikë dhe terror për mesfushorin e Barcelonës, Arthur, i cili mbrëmjen e djeshme ishte në stol ndaj Liverpulit.

Sipas “Marca”, dy hajdutë me kapuç hynë në shtëpinë lojtarit blaugrana, në Barcelonë, përmes njërës dritare duke kërcënuar vëllain e tij me një mjet të ftohtë në qafë.

Ai ishte tek shtëpia e Arthur, në atë kohë duke parë ndeshjen . Ata nuk i kanë bërë keq atij, por vetëm kanë vjedhur disa bizhuteri me vlerë të madhe.

Vëllai i yllit të Barcelonës, ishte tmerruar nga kjo vjedhje dhe ka bërë shumë kohë të marrë veten. /IndeksOnline/