22:58 / E Shtunë, 18 Shtator 2021 / OSH

Lokali “Bon Vivant” gjobitet me 2000 euro, për mos respektim të masave anti-Covid19

Një nga lokalet më të frekuentuara në kryeqytet pak më parë është gjobitur me 2000 euro nga policia e Kosovës.

Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se i njëjti nuk ka respektuar masat anti-Covid19, që kanë për qëllim mbrojtjen nga ky virus.

I njëjti ka vendosur brenda lokalit tavolina, të cilat edhe janë shfrytëzuar nga klientët.

Kujtojmë faktin se ditëve të fundit dukshëm janë shtuar aktivitetët e inspektorëve dhe të pjesëtarëve të policisë së Kosovës./IndeksOnline/