11:48 / E Premte, 14 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Lola Haradinaj: Urime Kosovë! Urime Daut!

Deputetët e Kuvendit kanë votuar tri projektligjet që ndryshojnë mandatin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës.

Lola Haradinaj e cila është bashkëshortja e deputetittë Kuvendit të Kosovës nga radha e AAK-së, Daut Haradinaj ka uruar formimin e ushtrisë, shkruan Indeksonline.

Në një fotografi në të cilën shihet Dauti gjatë kohës së luftës me uniformën e UÇK-së, Lola ka uruar Kosovën dhe bashkëshortin e saj.

“Urime Kosovë! Urime Daut” ka shkruar Lola në urim./Indeksonline/