16:21 / E Shtunë, 17 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Lola Haradinaj uron Kosovën me një selfie me kryeministrin (Foto)

Sot e gjithë Kosova ka festë. Të gjithë po i gëzohen 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ndërsa rrjetet sociale po vërshojnë nga urimet e fotografitë me flamuj të shtetit, shkruan Indeksonline.


Edhe bashkëshortja e deputetit të AAK-së Daut Haradinajt, Lola sot ka uruar Kosovën në ditëlindjen e 10-të si shtet. Ajo ka postuar një fotografi selfie me kryeministrin Ramush Haradinajn, teksa ka shkruar Urime Kosovë./Indeksonline/