12:19 / E Hënë, 16 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Lopa “humb” rrugën, shëtitet në qendër të Prishtinës!

Shpesh herë qytetarët përballen me kolona të shumta, në Prishtinë.

Kryeqyteti është në të shumtën e rasteve i mbingarkuar nga veturat.

Por sot dikush tjetër iu bashkua komunikacionit.

Asgjë nuk e pengoi një lopë që të lëvizte rrugëve të kryeqytetit gjatë ditës së sotme.

Në një video të dërguar në Indeksonline shihet se si lopa vazhdon lëvizjen e saj pa u penguar nga askush.

Një gjë e tillë ka ndodhur disa herë rrugëve të Prishtinës, teksa nuk dihet nëse pronari ka arritur ta gjente atë./Indeksonline/