22:14 / E Hënë, 29 Tetor 2018 / indeksADMonline

Lopetegui dhe shkarkimet tjera shokuese në historinë e futbollit

Ish-trajneri i Spanjës është shkarkuar në Bernabeu, dhe e ka zënë vendin e tij përkrah dështimeve më të mëdha në postin e trajnerit.

1. Julen Lopetegui | Real Madrid

Image result for lopetegui

T’i ndjekësh hapat e Zinedine Zidane ishte detyrë e vështirë. Por, Lopetegui duhet ta mendojë se pranimi i menjëhershëm i postit të trajnerit te Real Madridi ishte i nxituar.

Një fillim pozitiv në Bernabeu që u rikthye menjëherë në tragjedi – me tri humbje në katër ndeshje në La Liga, duke e dërguar skuadrën në vendin e nëntë në tabelë. Humbja në ”El Clasico” ishte fatale për Julen.

Por, Lopetegui kishte nevojë për mrekulli në ”Camp Nou”. Megjithatë, Reali u shkatërrua nga Barça me rezultat, 1-5, ku tre-golëshi i Luis Suarez ia bëri ”bajat” Lopeteguit.

Pas vetëm dhjetë ndeshjeve në La Liga, Reali regjistroi katër humbje, me Lopeteguin që u shkarkua para pak çastesh, transmeton IndeksOnline.

2. David Moyes | Manchester United

Image result for david moyes man united

Parardhësi i David Moyes në Man Unitedi e mbajti këtë post për hiç më pak se 27 vite. Ish-shefi i Evertonit, nga ana tjetër, dështoi ta mbante këtë post për 11 muaj.

Moyes është parë zëvendësuesi ideal i Sir Alex Ferguson në ”Old Trafford”, por fillimi katastrofal në sezonin, 2013/14 ka bërë që të rritet presioni te skocezi para muajit shtator.

Rezultatet nuk përmirësoheshin dhe Man Unitedi gjendej në vendin e shtatë si dhe nuk u kualifikua në Champions League. Shkarkimi erdhi në muajin prill, ku pas humbjes, 0-2 nga Evertoni, Man Unitedi e shkarkoi nga posti i trajnerit.

3. Gary Neville | Valencia

Image result for gary neville valencia

Emërimi i ish-mbrojtësit të Man Unitedit në dhjetorin e vitit 2015 te Mestalla krijoi shumë debat. Pa përvojë në menaxhim, ishte njëra prej gabimeve më trashanike në historinë e klubeve spanjolle.

Paraqitjet e Valencias nën urdhrat e Nevilles ishin zhgënjyese.

Në shkurt, Valencia e Nevilles u turpërua duke u mposhtur 0-7 nga Barcelona, duke rritur presionin te trajneri anglez.

Por, shkarkimi i tij erdhi më 30 mars, kur Neville u shkarkua pasi skuadra e tij renditej në vendin e 14-t në tabelë.

4. Rafa Benitez | Real Madrid

Image result for rafa benitez

Duke iu falënderuar Lopeteguit, Rafa nuk është trajneri me më së paku kohë si trajner i Real Madridit në dekadën e kaluar. Por, aventura e Rafas në Madrid nuk ishte edhe aq e tmerrshme.

Pas 17 fitoreve, 3 humbjeve në 25 ndeshje, ai u shkarkua nga posti i trajnerit, pasi që ai kurrë nuk u pëlqye nga tifozët si dhe presidenti, Florentino Perez.

Humbja, 0-4 në ”El Clasico” dhe eliminimi nga Copa del Rey pas ftesës së lojtarit të pezulluar shkaktoi polemika në klub.

Benitez u shkarkua në janar të vitit 2016, duke ia lëshuar rrugën Zinedine Zidanes, përcjellë IndeksOnline.

5. Alan Shearer | Newcastle

Image result for alan shearer coach

Sikur Diego Maradona e Lothar Matthaus, të jesh futbollist i jashtëzakonshëm nuk do të thotë se e ke të garantuar suksesin si trajner.

Posti i trajnerit për Shearer te Newcastle erdhi në prill të vitit 2009, kur ai u emërua me shpresën për ta ndihmuar klubin nga rënia. Por, gjërat nuk funksionuan kështu.

Nën urdhrat e Shearer, Newcastle mori vetëm 5 pikë nga 8 ndeshje, një ecuri rezultatesh që ia garantoi klubit rënien në Championship.

6. Hristo Stoichkov | Bulgaria

Image result for Hristo Stoichkov coach

Një tjetër talent fenomenal në fushën e lojës, por që talenti i tij nuk u shfaqë kurrë si trajner.

Ai dështoi ta kualifikojë Kombëtaren belge në Botërorin e vitit 2006 si dhe në Euro 2008.

Dështimi për t’u kualifikuar në Evropianin e vitit 2008 bëri që Federata bullgare ta shkarkojë Stoichkov.

7. Andre Villas-Boas | Chelsea

Image result for villas boas 2018

Chelsea raportohet se pagoi 13.3 milionë funte te Porto për ta liruar Villas-Boas nga kontrata e tij me portugezit në korrikun e vitit 2011, me shpresën që ai ta përsërisë suksesin e bashkëkombasit të tij, Jose Mourinho.

Por, humbjet e vazhdueshme dhe mosmarrëveshjet me lojtarët e skuadrës, bën që 31-vjeçari të shkarkohej.

Ai e la Chelsean jashtë top-katërshes në Premier League dhe ishte pranë eliminimit në Champions League, por ardhja e Roberto Di Matteos bëri që Chelsea ta fitojë këtë kompeticion./IndeksOnline/