08:29 / E Martë, 04 Shtator 2018 / indeksADMonline

Lopetegui: Jam i kënaqur me skuadrën time

Trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui thotë se ai nuk është penduar që e bëri arriti marrëveshje me klubin madrilen para Kupës së Botës, pasi që kjo bëri që ai të shkarkohej nga Spanja pak para Kupës së Botës.

Spanja vendosi që ta shkarkojë Lopeteguin vetëm dy ditë para fillimit të Botërorit në Rusi, pasi që Federata nuk e ka të arsyeshme të vazhdojë me të.

”Thjesht unë e mora vendimin dhe do ta bëja këtë sërish. E bëra me sinqeritet dhe nuk jam penduar”, tha ai, transmeton IndeksOnline.

”Real Madridi është rritur në vitet e fundit, ka qenë gjithnjë i veqantë dhe tani me titujt e rinjë është ende i tillë”.

”Kështu, Real Madridi është skuadra më e mirë e shekullit 21. Jam i lumtur që e stërvis Real Madridin”, u shpreh Lopetegui./IndeksOnline/