20:59 / E Shtunë, 15 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Lopetegui, kandidat serioz për të drejtuar skuadrën italiane

Ish-trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui shumë shpejt mund t’i kthehet punës.

Tekniku spanjoll, i cili u shkarkua kohë më parë nga bankina e skuadrës madrilene, është kandidat i mundshëm për të marrë ‘timonin’ e Romës.

Sipas medieve italiane, Lopetegui është njeriu i mundshëm për të drejtuar Romën nëse Eusebio di Francesco do të shkarkohet.

Krerët e romakëve duket se janë duke menduar shkarkimin e Di Francescos për shkak të rezultateve të dobëta.