21:50 / E Hënë, 01 Tetor 2018 / indeksADMonline

Lopetegui konfirmon mungesën e madhe për udhëtimin në Rusi

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos është pushuar për udhëtimin e madrilenëve në Moskë për t’u përballur me CSKA-n në kuadër të Champions Leagues.

Kjo për shkak se trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui frikësohet se Ramos mund të pësojë ndonjë lëndim eventual për shkak të ndeshjeve të shumta të luajtura nga ai.

”Sergio Ramos nuk është ftuar sepse ai ka luajtur më shumë se çdo lojtar në La Liga dhe ai duhet ta rezervojë disa energji për pjesën e mbetur të sezonit, tha Lopetegui në konferencën për shtyp, transmeton IndeksOnline.

Image result for ramos

”Kjo është arsyeja e gjithë kësaj, thjesht vendim teknik”, shtoi ai.

”Ai nuk është në Moskë sepse unë e bëra këtë vendim”.

Reali, që e ka fituar tri herë Champions Leaguen në tri vitet e fundit, e ka filluar kampanjën e re me një fitore, 3-0 ndaj Romës./IndeksOnline/