21:14 / E Hënë, 27 Gusht 2018 / indeksADMonline

Lopetegui ndryshon stilin e lojës: Reali ka bërë më shumë pasime se Barça

Tradita e Pep Guardiolas te Barcelona ka qenë mbajtja e topit dhe tani trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui është duke e përdorur formulën e njejtë.

Ka pasur mjaft shumë kritika në Bernabeu për këtë stil të lojës pasi vjen nga Barcelona dhe nuk është praktikuar kurrë te klubi madrilen.

Madje në kohën kur Jose Mourinho ishte trajner i Realit, ”Los Blancos” numëronin 27,366 pasime më pak se Barcelona në përgjithësi, transmeton IndeksOnline.

Video thumbnail

Megjithatë, kohët kanë ndryshuar dhe tani nën urdhrat e Lopeteguit, Real Madridi numëron 1501 pasime në këto tri ndeshje, më shumë se Barcelona (1470).

Ndërsa, saktësia e pasimeve gjithashtu i takon Realit. Madrilenët kanë pasur një përqindje prej 90.76% në këtë aspekt, ndërsa Barcelona 87.89%.

Lojtari krucial në këtë aspekt ishte Toni Kroos i cili ka bërë 220 pasime të suksesshme nga 226 të tentuara, më së shumti në La Liga./IndeksOnline/

Video thumbnail