Lopetegui rikthehet te Barca, skuadra që ia shkatërroi karrierën e “jetën”
Julen Lopetegui rikthehet të dielën në “Camp Nou”, për të luajtur kundër skuadrës në të cilën kaloi tre vite zhgënjyese në karrierë. Trajneri aktual i Real Madridit ishte sjellur te Barcelona si portier alternativë për Zubizarretan.
Lopetegui ishte transferuar në një kohë të vështirë, pak javë pasi Barcelona ishte turpëruar nga Milani në finalen e Ligës së Kampionëve.
Por, gjithçka nga fillimi ishte e kobshme për atëbotë portierin e talentuar spanjoll.
Në debutim, Lopetegui pranoi pesë gola ndaj Zaragozës në kupë në një paraqitje të tmerrshme të tij. Në ndeshjen e dytë, përsëri Julen gaboi duke u skuqur në minutat e parë të ndeshjes për ta eliminuar Barcelonën nga kupa.
Aktivizimi i tij në La Liga ishte përsëri fatkeq pasi që Lopetegui u skuq prapë. Cruyff e kishte aktivizuar në disa ndeshje miqësore dhe të kupës portierin spanjoll, por që përsëri bënte gabime.
Pas tri viteve zhgënjyese, tashmë trajneri i Realit ishte detyruar të largohej nga Barcelona.
“Ishin tri vitet më të vështira në karrierën time, ndoshta edhe në jetën time” kishte thënë Lopetegui.