14:04 / E Diele, 11 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Loriana Kuka e mbyllë me medalje të artë në ”Tashkent 2018”

Xhudistja kosovare, Loriana Kuka e ka fituar medaljen e artë në garën, ”Grand Prix Tashkent 2018”.

Kuka ka arritur ta mposhtë austriaken, Bernadette Graf me ippon.

Xhudistja nga Peja ka garuar në kategorinë deri në 78 kilogramë, dhe ky është suksesi i radhës nga xhudistet kosovare, transmeton IndeksOnline.

Kujtojmë se në të njejtin turne, disa ditë më parë, edhe Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi e Nora Gjakova e bën Kosovën me medalje.

Saktësisht, Kosova kthehet tani nga Tashkenti me 3 medalje të arta dhe 1 të argjendtë./IndeksOnline/