15:35 / E Diele, 04 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Xhudistet kosovare të jashtëzakonshme, tani Loriana Kuka kualifikohet në finale të Evropianit

Xhudistja pejane, Loriana Kuka, ka regjistruar sukses të jashtëzakonshëm në Kampionatin Evropian, U-23.

Në kategorinë deri në 78 kilogramë, Kuka ka arritur në finalen e kësaj gare, duke e siguruar medaljen e argjendtë.

Kompeticioni në fjalë është duke u mbajtur në Hungari, teksa në finale, Kuka, do të përballet me Christina Faber.

Në gjysmëfinale, Loriana e mposhti me meritë Giorgia Stangherlin.

Për ta arritur këtë fazë, Loria fillimisht mposhti Fanni Toth dhe Ilona Lucassen./IndeksOnline/