10:15 / E Diele, 11 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Xhudistet kosovare nuk kanë të ndalur, tani Loriana Kuka siguron medalje

Xhudistet kosovare kanë vazhduar të shkëlqejnë nëpër kompeticione të ndryshme në Evropë e më gjerë.

Tani, Loriana Kuka i ka siguruar shtetit tonë edhe një medalje.

Kuka ka arritur në finalen e Uzbekistan Grand Prix, garë e cila po zhvillohet në Tashkent, transmeton IndeksOnline.

Loriana, në këtë kompeticion, garon në kategorinë deri në 78 kilogramë.

Në gjysmëfinale, xhudistja kosovare mposhti gjermanen, Luise Malzahn, e paraprakisht mposhti ndaj Raifovas dhe Sampaios.

Në finalen e kësaj, Loriana përballet me xhudisten nga Austria, Bernadette Graf./IndeksOnline/