19:00 / E Diele, 29 Janar 2023 / C E

​Loriana Kuka rrëmben medaljen e bronztë në Grand Prix

Kosova tashmë do ta ketë edhe një medalje te re nga sporti i xhudos. Kjo pasi xhudistja kosovare Loriana Kuka ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix i cili po zhvillohet në Portugali, derisa në finale për këtë çmim e mposhti jugkoreanen, Jeongyun Lee.

Kuka e fitoi këtë medalje duke garuar në kategorinë 78 kilogramë. Deri te medalja ajo erdhi pasi mposhtu xhudistë si Zanet Michaelidou, Vanessa Chala dhe Yelyzaveta Lytvynenko të Ukrainës.

Në repesazh Kuka fillimisht e mposhti xhudisten Patricija Brolih e më pas xhudisten e Koresë së Jugut.