Lorik Cana ka një mesazh për tifozët para fillimit të Ligës së Kombeve
Kombëtarja shqiptare do të debutojë në Ligën e Kombeve në ndeshjen e parë ndaj Izraelit, e cila do të luhet në “Elbasan Arena” më 7 shtator.
Cana evidenton momentin delikat në ambientin kuqezi, ku trajneri Panucci po përpiqet të ndërtojë një grup të ri, që do të përfaqësojë Shqipërinë në vitet e ardhshme në të gjitha kompeticionet.
Pikërisht për shkak të këtij momenti, por edhe për faktin se është fillimi i edicionit, Cana u bën thirrje tifozëve të jenë sa më të shumtë në numër, në mbështetje të djemve kuqezi.