Lorik Cana krenar me sukseset e Dua Lipës, këto janë fjalët e tij
Yje të shumtë të muzikës shqiptare u mblodhën në Romë për të shënuar vitin e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skenderbeut.
Në mes e tyre ishin edhe ish-kapiteni i kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana dhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, shkruan Indeksonline.
Ata të dy u takuan së bashku ku edhe kanë realizuar një fotografi të cilen ish-futbollisti e ka ndarë me fansat në rrjetet sociale.
“Si të gjithë shqiptarët fans i madh i Dua Lipëse, krenar me ty”, ka shkruar Loriku përkrah imazhit./Indeksonline/