16:57 / E Mërkurë, 04 Shtator 2019 / indeksADMonline

Lorik Cana kujton fitoren historike ndaj Greqisë, “ngacmohet” nga Thomas Strakosha

Sot 15 vite më parë, Shqipëria e drejtuar nga trajneri Hans Peter Briegel gjunjëzoi në “Qemal Stafa” kampionët e Evropës.

Kuqezinjtë mposhtën Greqinë me rezultat 2-1, vetëm dy muaj pasi helenët kishin triumfuar në finalen e Kampionatit Evropian kundër Portugalisë në Lisbonë.

Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana ka kujtuar këtë ditë historike, por është ngacmuar nga portieri Thomas Strakosha, shkruan Indeksonline.

View this post on Instagram

4.9.2004 ?? ⚽️⚽️ vs ⚽️ ??

A post shared by Lorik Cana (@lorikcana) on

“Mfal Lorik Cana por portieri është më i miri”, ka komentuar Thomasi duke iu referuar portierit legjendar, babait të tij Foto Strakoshës.

Por Cana i është përgjigjur me shumë klas duke respektuar lartë figurën e ish-portierit të kombëtares.

“Thomas Strakosha, rastësisht nuk e kishte taken ne krahun e majtë, Cpt Foti”, i është përgjigjur mbrojtësi gjakovar.

Kujtojmë se ndeshja kundër Greqisë së bashku me atë kundër Serbisë në Beograd njihen si më emocionueset që i ka dhuruar kombëtarja kuqezi gjatë këtyre viteve. /IndeksOnline/