20:28 / E Premte, 03 Maj 2019 / indeksADMonline

Lot e emocione, bashkëlojtarët shkojnë në spital te Casillas

E tërë skuadra e Portos sot ka shkuar në spitalin CUF për të parë nga afër gjendjen e Iker Casillas.

Të veshur me fanelën e Iker, emrin dhe numrin 1 në shpinë, futbollistët me fytyra të ngrysura shkuan për të parë bashkëlojtarin në spital.

Ata janë të shprehur të tronditur nga sulmi në zemër që kishte Casillas.

“Do të fitojmë për të dhe të ia dedikojmë vetëm atij. Kjo është më e pakta që mund të bëjmë për të. Tani jemi më të qetë, sepse e dimë që Iker është mirë, çdo gjë është nën kontroll, kemi një frikë, si të gjithë të tjerët, por për fat të mirë gjithçka shkoi mirë. Urojmë që Iker të kthehet përsëri për të luajtur me ne” kanë thënë futbollistët./Indeksonline/