15:08 / E Mërkurë, 27 Qershor 2018 / indeksADMonline

Lotët e djaloshit kosovar pasi Argjentina shënoi mbrëmë golin e fitores (Video)

Lionel Messi i ka bërë për vete miliona fansa në botë. Janë të shumtë edhe në Kosovë ata që e duan Messin pa masë. Një nga ta është edhe djaloshi nga Prishtina, Erlis Arifi.

Nën ethet e rezultatit Argjentinë-Nigeri, Erlisi ishte në stres kur idhulli i tij, Leo Messi ishte pak minuta nga eliminimi i ngjarjes më të madhe në botë në sport.

Por, Marcos Rojo u përkujdes që në fundin e ndeshjes të shënoi golin e kualifikimit dhe të shpëtimit për Argjentinën.

Erlisi nga Kosova dhe miliona “Erlisë” nga bota u shtangën nga emocionet kur Argjentina e Messit pothuajse e siguroi kualifikimin./Indeksonline/