10:24 / E Shtunë, 28 Korrik 2018 / indeksADMonline

Lotët e portierit që po prekin botën (Video)

Portieri nga Bolivia, Jesus Careaga nuk ka arritur të mbajë lotët në ndeshjen debutuese në karrierë. Portieri i skuadrës San Jose ka qajtur për disa minuta pas debutimit në derbin ndaj Bolivar.

Careaga është vetëm 21 vjet ndërsa tërë fëmijërinë e tij e ka kaluar si portier i akademisë ndërsa në dy edicionet e fundit ishte zgjedhja e tretë e portës së San Jose.

Por, trajneri i ka dhënë besimin atij pas lëndimeve të dy portierëve të parë ku ka treguar formë tejet të lartë. Madje Careaga ishte më meritori për fitoren e skuadrës së tij. Për këtë, lotët flasin vetë./Indeksonline/

Temat: