10:56 / E Premte, 16 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Lovren ofendon Ramosin: “Haha, vazhdo të flasësh tani, jeni një grup p*….”

Dejan Lovren ka çuar grindjen e tij me Sergio Ramos në një nivel tjetër, duke u tallur dhe duke fyer mbrojtësin spanjoll, pas fitores së Kroacisë ndaj Spanjës të enjtën mbrëma.

Qendërmbrojtësit i Liverpoolit po festonte fitoren 3-2 në kuadër të Ligës së Kombeve që mban gjallë për shpresat për kualifikim.

Megjithatë, ai dukej më i preokupuar për të hedhur sulme ndaj Ramosit.

“Ia dhashë një të mirë atij”, thotë Lovren në një video live në Instagram, duke bërë lëvizje me krahun e tij.

“Haha!3-2! Vazhdo të flasësh në konferenca tani. Ata janë një grup p***…” dëgjohet duke thënë Lovren.

Poashtu Lovren bën me gisht në dy flamurat në fanellën e tij, duke vazhduar “Vetëm kjo anë (Kroacia) është e denjë. Tani të mposhtim Anglinë dhe të ecim si boss-a”. /IndeksOnline/

Temat: