Luajti të martën me kombëtaren, udhëtoi 25 orë dhe shënoi për klubin të mërkurën
Historia e futbollistit të Uruguajit, Giorgian de Arrascaeta është e jashtëzakonshme.
Ai ishte i pranishëm në ndeshjen miqësore mes Japonisë dhe Uruguajit që u zhvillua të martën në kontinentin aziatik.
Pas ndeshjes, ai udhëtoi për 25 orë drejt Amerikës së Jugut dhe u paraqit në ndeshjen e Kupës së Brazilit ku edhe shënoi golin e fitores.
Ai shënoi golin e dytë në fitoren 1-2 të Cruzeiro kundër Corinthias dhe e kualifikoi skuadrën në rundin tjetër. /IndeksOnline/