16:43 / E Enjte, 24 Shkurt 2022 / LB

Luan Krasniqi për sulmin e Rusisë mbi Ukrainën: Shpresoj që ky makth të marr fund së shpejti

Ish boksieri me renome botërore, Luan Krasniqi ka reaguar pas sulmit të Rusisë mbi Ukrainën.

Krasniqi ka thënë se janë lajme dhe foto të tmerrshme që po dalin nga Ukraina tani.

“Janë lajme dhe foto të tmerrshme që po dalin nga Ukraina tani. Është vërtet e vështirë për mua të gjej fjalë për të. Nuk duhet të ketë luftëra në Evropën e sotme. Dhe shpresoj se ky makth do të marrë fund së shpejti. Mendimet e mia janë me të gjithë ata që tashmë kanë humbur një të dashur në këtë çmenduri”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.