14:01 / E Shtunë, 10 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Luan Krasniqi viziton Prishtinën

Atmosfera e përkryer e punës të skuadrës së Prishtinës nga Antalya po vazhdon edhe në kryeqytet.

Skuadra ka ndërruar lokacion, por atmosfera e punës mbetët po ajo, e shkëlqyer.

Skuadrën sot në seancën stërvitore në fushën e 2 Korrikut ka vizituar edhe ish-boksieri ynë me famë botërore, Luan Krasniqi.

Krasniqi së bashku me kryesinë e klubit u përshëndetën me skuadrën pas mbarimit të stërvitjes, ndërsa ekipi pati kënaqësinë të takonte atë.