16:02 / E Mërkurë, 07 Mars 2018 / indeksADMonline

Luan Kryeziu tregon të vërtetën e rolit të filmit për Adem Jasharin

Regjisori kosovar, Luan Kryeziu është duke përgatitur një film për komandantin legjendar, Adem Jashari.

Rreth këtij projekti kanë shkruar edhe mediat serbe sipas të cilave Rade Serbedzija, aktori serbo-kroat, ka refuzuar të luaj rolin e Adem Jasharit.

Por këto shkrime i ka mohuar regjisori i këtij filmi, Luan Kryeziu. Ai ka thënë se ai ka kërkuar të interpretojë këtë rol dhe regjisori në fjalë nuk e ka pranuar një gjë të tillë, duke qenë se aktori Rade Serbedzija nuk i plotësonte kushtet artistike por as ato morale,etike dhe profesionale.

“Ai ka kërkuar të interpretojë këtë rol dhe unë kam kundërshtuar, mediat serbe e kanë gënjyer opinionin  tyre gjoja ai nuk ka pranuar. Dua te theksoj që aktori në fjalë edhe po të ishte i një etnie tjetër nuk do ti plotësonte kushtet, as në moshë, as në ritëm e dinamikë karakteri dhe as ne elegance interpretimi. Por edhe sikur ti plotësonte të gjitha kriteret artistike, nuk ekzistojnë asnjë arsye morale, etike e profesionale me interpretu këtë roli një serb, populli i të cilit ka bërë gjithë ato masakra mbi popullin tim. Derisa filmi im dokumentar ,,Dëshmitë e heshtura” kushtuar masakrave serbe mbi popullatën e pafajshme të Krushës së Madhe po shfaqet nëpër botë, duke dëshmuar gjenocidin serb mbi ne, dikush mund të pretendojë se i njëjti regjisor do ti ofronte një serbi rolin e legjendës sonë për liri.” ka thënë Kryeziu.

Regjisori Kryeziu ka thënë se është i frikshëm mendimi se serbët të përfitojnë nga krimet e bëra gjatë kohës së luftës në Kosovë.

“Vetëm mendimi se mund të interpretojë një aktor serb një figurë aq të madhe kombëtare, për mua është i një niveli vërtetë të çuditshëm. Mjaft kanë përfituar serbët nga ne qe 100 vite, prandaj edhe të na vrasin edhe të përfitojnë nga krimet që kanë bërë, është e frikshme edhe si mendim” është shprehur regjisori i njohur. /Indeksonline/

Image result for Rade Serbedzija