Luana Vjollca pushimet dimërore i kalon në Zvicër (Foto)
Luana Vjollca më në fund duket se i ka dhënë vetes pak pushim.
Këngëtarja dhe moderatorja e njohur, aktualisht ndodhet në Saint Moritz në Zvicër, shkruan Indeksonline.
Nga atje ajo ka publikuar një fotografi në Instagram.
E veshur me shumë stil, ajo duket për bukuri.
“Më në fund pushimet e dimrit edhe për mua”, ka shkruar ajo krahas fotografisë.
Ndryshe, vendi ku ndodhet Luana njihet për çmimet marramendëse, dhe jo çdo kush mund ta vizitojë! /Indeksonline/