14:51 / E Enjte, 04 Janar 2018 / indeksADMonline

Luanin me kokën e fëmijës së sapolindur, përjashtohen infermieret në Arabinë Saudite (Video)

Infermieret të cilat filmuan vetën duke qeshur përderisa luanin me kokën dhe fytyrën e një foshnje të sapolindur në spital, janë pushuar nga puna.

Prindërit e kësaj foshnje kanë mbetur të shokuar kur kanë parë pamjet që qarkullonin nëpër rrjetet sociale ku infermieret shtypnin kokën e fëmijës, transmeton Indeksonline.

Tre anëtaret e stafit në një spitali në Arabisë Saudite, më pas ishin identifikuar dhe janë pushuar nga puna.

Tani atyre i është marr licenca e punës dhe atyre iu ndalohet të praktikojnë më infermerinë në departamente të tjera shëndetësore./Indeksonline/