09:40 / E Premte, 05 Janar 2018 / indeksADMonline

Lucas Hernandez ka gati dokumentat për të luajtur për Spanjën

Lucas Hernandez ka marrë hapin përfundimtar që e sjell atë më pranë ekipit kombëtarë të Spanjës.

Qendërmbrojtësi i Atletico Madrid ka bërë gati dokumentacionin për të marrë pasaportën spanjolle dhe pritet që autoritetet ta pranojnë atë.

Nga ai moment, Lucas Hernandez do të bëhet një futbollist më shumë për Julen Lopetegui dhe skuadrën e tij.

Lucas Hernandez duhet të heqë dorë nga kombësia franceze. Me Piquen i cili ka vendosur që të lë kombëtaren spanjolle pas Kupës së Botës, Hernandez do të jetë një garanci më shumë për Spanjën. /IndeksOnline/