13:09 / E Hënë, 27 Shtator 2021 / C E

Lucas Vasquez kthehet në gjendjen fillestare te Real Madridi

Edhe pse dukej se tema Lucas Vasquez ishte mbyllur, asgjë  nuk është më larg realitetit. Real Madridi insistoi të rinovonte disa muaj më parë për të mos e humbur falas, por edhe për shkak të nevojave të skuadrës në krahun e djathtë.

Me kalimin e kohës dhe Ancelottin në stol, Vasquez është kthyer sërish në rrezik, pasi trajneri kërkon një opsion tjetër për të zëvendësuar Carvajal, e sa i përket pjesës ofensive preferohen lojtarët e tjerë si Rodrygo, Asensio apo Bale që është i dëmtuar.

Ai që dukej se do të ishte një nga sezonet më të mira të Lucas edhe pas përmirësimit të kontratës së tij, nuk është gjë tjetër vetëm se një kthim në pikën e tij fillastere. Tani bordi drejtues po shikon mundësinë e largimit duke përpjekur të fitojë sadopak për të qenë në gjendje të nënshkruajnë më dikë tjetër për fashon e djathtë.

Ylli i Liverpool, Alexsandër Arnold është një nga opsionet që preferohet më së shumti nga “galaktikët.