08:10 / E Mërkurë, 29 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Luftë e ashpër mes golashënuesve në Premierligë (Foto)

Premierliga është një prej ligave më të mirë në Botë. Mbrëmë u zhvilluan katër ndeshje, kurse sonte priten të zhvillohen edhe gjashtë tjera për xhiron e 14-të.

Përveç luftës së ekipeve, në Ligën Premier ekziston edhe lufta mes golashënuesve.

Madje këtë sezon duket mjaftë e ashpër. I pari që prinë listën është sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah që ka shënuar 10 gola, po aq sa ka Harry Kane (Tottenham).

Me 9 gola është sulmuesi i Manchester Cityt, Kun Aguero, i cili ndjekët nga bashkëlojtari, Gabriel Jesus (8), Alvaro Morata (Chelsea – 8), Romelu Lukaku (United – 8) dhe Raheem Sterling (City – 8).

Më poshtë e gjeni listën e gjatë të golashënuesve më të mirë./IndeksOnline/