10:06 / E Diele, 12 Korrik 2020 / indeksADMonline

Luhen tri ndeshje në Superligë, vëmendja në Prishtinë

Superliga e Kosovës sot kthehet me tri ndeshje tejet interesante.

Tri ndeshje sot do të jenë në progoram, takimi kryesor i xhiros së 30-të do të zhvillohet në ‘Fadil Vokrri’, ku Prishtina do të jetë nikoqire e Dritës.

‘Bardhekaltërit’ në këtë ndeshje do i mbante shpresë për titull vetëm fitorja ndryshe çdo rezultat do të dalin nga lufta për titull. Ndërsa gjilanasit janë me komod në këtë takim pasi gjenden pesë pikë larg vendit të dytë.

Prishtina – Drita, do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ nga ora 18:00.

Ditën e diele (sot) do jenë edhe dy ndeshje tjera, Dukagjini do jetë nikoqir i Trepçës ’89. Kurse Drenica do të ketë udhëtim të vështirë në Gjilan, pikërisht ndaj ekipit me këtë emër ku është në garë për titull.

Të dyja takimet do të zhvillohen nga ora 17:00./IndeksOnline/