13:38 / E Premte, 11 Gusht 2023 / LB

Luis Enrique flet për herë të parë për situatën e Mbappes te PSG-ja

Trajneri i PSG-së, Luis Enrique e ka komentuar për herë të parë situatën e Mbappes te skuadra franceze.

Enrique ka thënë se shpreson që të ndodhë një pajtim mes dy palëve, i ngjashëm me atë që ka ndodhur vitin e kaluar.

“Shpresoj të ndodhë si në të kaluarën dhe që PSG dhe lojtari të arrijnë një marrëveshje, kjo është ajo që do të doja. Por nuk ka njeri mbi klubin, filozofia e skuadrës është shumë e qartë” ka thënë Enrique.

Mbappe nuk ka stërvitur as sot me skuadrën, një ditë para se PSG të luaj ndeshjen hapëse në kampionat ndaj Lorient./Indeksonline/