09:39 / E Shtunë, 05 Maj 2018 / indeksADMonline

Luis Suarez e konfirmon se Griezmann po vjen te Barcelona

Luis Suarez ka dhënë një intervistë për “Radio Uruguajin” ku ka konfirmuar ardhjen e Antoine Griezmann.

I pyetur për zërat që e lidhin një transferim të mundshëm të sulmuesit francez te Barca, Suarez ka zgjedhur këto fjalë.

“Ai e drejton Atleticon në sulm me plot sukses. Te Barcelona është i mirëpritur. Nuk po vjen te Barcelona për t’i zënë pozitën askujt, por po vije me ambicie për të bërë gjëra të rëndësishme me ekipin më të mirë në botë. Jam krenar që do të vije një lojtar me cilësi të tilla” ka thënë Suarez./Indeksonline/