18:19 / E Premte, 19 Tetor 2018 / indeksADMonline

Topi i Artë, në Francë po bëhet debat kombëtar se kush e meriton këtë çmim

Në Francë po bëhet debat kombëtar se kush e meriton Topin e Artë. Varane, Mbappe e Griezmann janë tre emrat më të lakuar në Francë, ani pse Modric po llogaritet si favoriti kryesor.

Për presidentin e Federatës Franceze të Futbollit, Noël Le Graët, Varane duhet të jetë fituesi.

Jaen Pierri Papin ka thënë se çmimin pa asnjë dilemë e meriton Mbappe. Arsene

Wenger nuk ka përmendur emra, por ka thënë se patjeter duhet të jetë një francez.

Votimi tashmë është i hapur dhe do të mbyllet me 9 nëntor.

Në një anketë, Griezmann ka dalur favorit, duke lënë prapa Mbappe e Varane.

Mediat franceze këmbëngulin se një francez duhet të jetë Topi i Artë, duke mënjanuar opsionin Modric.

Sipas tyre, Cannavaro e mori këtë çmim me suksesin që kishte vetëm në përfaqësuese, ndërsa lojtarët kampionë të Francës kishin suksese edhe me ekipet e tyre.

Varane e ka fituar Ligën e Kampionëve me Realin, Mbappe titullin dhe kupën me PSG-në, ndërsa Griezmann Europa Leaguen me Atletico Madrid./Indeksonline/