11:42 / E Martë, 20 Shtator 2022 / B O

Luis Suarez ndahet me Nacional, në tetor është futbollist i lirë

Luis Suarez po luan javët e fundit te Nacional në Uruguaj. Sulmuesi i famshëm u rikthye te skuadra ku e nisi karrierën, por që aventura e tij paska qenë e shkurtër.

Në fakt “El Pistorelo” është ndarë me marrëveshje të dyanshme. Suarez do të largohet në fund të tetorit kur edhe përfundon sezoni në kampionatin e Uruguait.

Suarez në nëntor do të jetë futbollist i lirë dhe nuk e ka në plan të pensionohet. Deri më tani, ish golashënuesi i famshëm ka shënuar 4 gola në Uruguaj./Indeksonline/