16:06 / E Premte, 15 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Luka Doncic do të luaj në ndeshjen e yjeve të NBA?!

Luka Doncic këtë sezon ka arritur të befasoj të gjithë kritikët me paraqitjet e tij brilante në ligën më të fort të basketbollit, transmeton Indeksonline.

Duket se këto paraqitjet e tij do t’i shpërblehen, pasi që ai pritet të luaj në ndeshjen e yjeve të NBA ‘All Star Game’.

Së fundmi, super ylli, Anthony Davis u lëndua dhe sipas gjitha gjasave, Luka Doncic do ta zëvendësoj atë.

Në një postim në Facebook, gjatë ditës së sotme, NBA në një farë mënyre zyrtarizoi se basketbollisti i Dallas do të jetë zëvendësuesi i tij.

“Shikojeni pasimet e Luka Doncic para paraqitjes së parë në ‘All Star Game’ “ kishte shkruar në postimin e saj NBA.

Por pas disa kohe e kishte ndryshuar postimin duke shkruar se ai do të paraqitet në ndeshjen e ‘Yjeve në ngritje’.

Ende nuk është e sigurt por Doncic pa dyshim që e meriton të jetë pjesë e ndeshjes së yjeve më të mëdha të basketbollit./Indeksonline/