16:43 / E Premte, 10 Gusht 2018 / indeksADMonline

Luka Modric merr vendim të rëndësishëm në karrierë, sapo ia konfirmoi Perezit

Luka Modric ka marrë vendimin ndoshta më të rëndësishëm në karrierë. Ylli kroat pavarësisht insistimit nga Interi, ka vendosur që të vazhdojë kontratën me skuadrën madrilene.

Në një takim me Florentino Perez, Modric ka konfirmuar qëndrimin te kampionët e Evropës.

Por, para se të marrë këtë vendim, Perez i ka premtuar një mega kontratë te Reali me të cilën sipas të gjitha gjasave do të bëhet futbollisti më i paguar në skuadër.

Me kontratën e re, Reali do t’i jap mundësinë e pensionimit në Madrid. Modric aktualisht përfiton 6.5 milionë euro në sezon, por ka gjasa që paga e tij të dyfisohet./Indeksonline/