15:38 / E Shtunë, 13 Tetor 2018 / indeksADMonline

Lukaku me shifra të “frikshme” në ndeshjet e Belgjikës

Romelu Lukaku shënoi dy gola në ndeshjen e Ligës së Kombeve, ku Belgjika mposhti Zvicrën me rezultat 2-1.

Kjo e konfirmon edhe një herë formën e mirë të sulmuesit të Manchester United me Kombëtaren.

Lukaku është përfshirë në 33 gola në 26 ndeshjet e tij me Belgjikën, shkruan indeksonline.

Ai ka shënuar 28 gola dhe ka asistuar në pesë gola.

Ky është një rekord i ri në Kombëtaren e Belgjikës. /IndeksOnline/

Temat: