13:32 / E Diele, 20 Tetor 2019 / indeksADMonline

Lukaku “u dhez” te Interi, shënon dy gola vetëm në pjesë të parë

Inter është duke fituar ndaj Sassuolos në udhëtim me rezultat 3:1.

Ishte fillimisht Lautaro Martinez që në minutën e dytë kaloi nerazurët në epërsi me një gol të bukur.

Pas 14 minutash, Berardi barazoi shifrat, dhe më pas spektakli ishte i gjithi për ish-sulmuesin e Manchester United.

Në minutën e 38-të shënoi golin e parë, ndërsa të dytin e shënoi në minutën e fundit të pjesës së parë nga penalltia./Indeksonline/