12:13 / E Martë, 30 Tetor 2018 / indeksADMonline

Lumi Llap në gjendje aspak të mirë, ‘mbulohet’ nga mbeturinat

Gjendja e Lumit Llap nuk është aspak për t’u lakmuar. Madje në afërsi të tij e gjitha çfarë mund të shohësh së fundi janë mbeturinat.

Bërdhogje nga më të ndryshme janë mbledhur e janë hedhur tek shtrati i  Lumit Llap, duke mos munguar edhe blloqe të cilat përdoren për ndërtim të mureve.

Gjendja e tanishme e këtij lumi më së miri mund të shihet përmes disa fotografi të realizuar së fundi, transmeton Indeksonline.

Madje shqetësimin për gjendjen e lumit Llap sot e ka shprehur edhe Driton Hyseni, anëtar i Vetëvendosjes në Podujevë i cili ka thënë se për keqardhje gjendja e shtratit të Lumit Llap, si dhe pjesët ku shtrihen lagjen të tëra të banuara me shumë banorë.

Postimi i plotë i Hysenit:

Lumit LLap e Llapit si trevë duhet ti kthejmë shkëlqimin që e meriton. Gati 20 vite presim për të filluar pastrimi i shtratit të lumit në paralagjet e qytetit (pjesa te Xhamia e Vjetër në Podujevë).

Ishte dhe është për keqardhje gjendja e shtratit të Lumit LLap, e tillë edhe në pjesët ku shtrihen lagje të tëra të banuara me shumë qytetarë.

Vështrimin që bëmë para dy javësh kur vizituam lagjen te Xhamia e vjetër e qytetit e që po e përcjell me disa foto e video, tregonin se lumi Llap vetëm lum nuk ishte, ishte shndërruar në një katastrofë ekologjike dhe krijohej përshtypja sikur tërë komuna nuk kishte as edhe nje njeri të vetëm që paguhet për tu shërbyer qytetarëve…

Pastrimi i kësaj pjesë të shtratit të lumit Llap i filluar këto ditë e që sigurisht përbën lajm të mirë duhet të vazhdoj përgjatë tërë shtratit të tij, ti kthehet bukuria lumit e jetës pranë tij!