15:19 / E Enjte, 19 Korrik 2018 / indeksADMonline

Lunacek: Do bëj gjithçka që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm për tre muaj

Ish-raportuesja e posaçme për Kosovën ne Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek, ka uruar qytetarët e Kosovës për rekomandimin pozitiv të KE-së sa i përket liberalizimit të vizave.

Ajo në një postim në Twitter ka shkruar se do të bëj gjithçka që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm në BE brenda tre muajsh, transmeton Indeksonline.

“Ju keni plotësisht të drejt. Tani topi është në duart e Parlamentit Evropian dhe Këshillit të Ministrave të BE-së. Unë, Fajon dhe shumë të tjerë do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë në mënyrë që të gjithë qytetarët e Kosovës të mund të udhëtojnë lirshëm në BE për tre muaj”, ka shkruar Lunacek.

Kurse në një postim tjetër në Twitter, Lunacek ka shkruar se është e sigurt që në vjeshtë të këtij viti Parlamenti Evropian do ta japë dritën jeshile për heqjen e vizave.

“Ky është një lajm i mirë! Faleminderit Avramopoulos jam e sigurt që Parlamenti Evropian do ta japë dritën jeshile në vjeshtë. Shpresoj se edhe Ministria e Brendshme do ta bëjë të njëjtën gjë para vitit 2018!”, ka shkruar Lunacek. /Indeksonline/