22:40 / E Mërkurë, 31 Gusht 2022 / Gj. Sh

Lushaku-Sadriu: Qeveria me metoda autoritare po mundohet përmes presionit t’i nënshtrojë punëtorët e arsimit

Kryetarja e furumit të Gruas së LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu, ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë për ndaljen e pagave për mësimdhënësit.

Ajo përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Qeveria me metoda autoritare po mundohet përmes presionit t’i nënshtrojë punëtorët e arsimit, transmeton IndeksOnline.

E për këtë vendim ajo ka thënë nuk përbën më vetëm kërcënim, por dhunë ekonomike.

Postimi i plotë:

Qeveri e presionit dhe frikës

Ndalja e pagave për mësimdhënësit dhe punëtorët e sektorit publik nuk përbën më vetëm kërcënim, por dhunë ekonomike. Qeveria me metoda autoritare po mundohet përmes presionit t’i nënshtrojë punëtorët e arsimit.

Ky veprim i pa precedent për historinë e arsimit të Kosovës është i papranueshëm dhe duhet të korrigjohet menjëherë.

Qeveria duke mos pasur gatishmëri për dialog po i vë mësimdhënësit dhe prindërit në konflikt, duke i vënë ata në huti dhe krejt kjo në kurriz të nxënësve.

Një krizë më shumë në mesin e shumë krizave që kjo qeveri po i shkakton./IndeksOnline/