19:35 / E Hënë, 04 Korrik 2022 / LB

Lushtaku dërgohet në mbajtje për 48 orë

Ish-nënkryetari i komunës së Skenderajt Nuredin Lushtaku, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Valon Preteni, zëdhënës i prokurorisë Themelore në Mitrovicë ka konfirmuar për Indeksonline se Lushtaku është dërguar në mbajtje.

Ai shtoi se Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka parashtruar një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimin ndaj ish-kryetarit të komunës së Skënderajt Nuredin Lushtaku, dhe dy personave të tjerë me inicialet P. L dhe A.L.

Preteni tha se seanca për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Lushtakut dhe dy të tjerëve është duke u mbajtur në Gjykatën Themelore dhe pritet të vendoset se çka do të ndodh tutje.

Ish-nënkryetari i Skenderajt sot është dorëzuar në Polici.

Ai dyshohet se më 2 korrik rreth mesnatës së bashku me familjarët i kishte sulmuar policët të cilët e kishin gjobitur djalin e tij.

Dy nga ta kanë pësuar lëndime.