18:40 / E Shtunë, 13 Tetor 2018 / indeksADMonline

Lushtaku dhe Thaçi vizitojnë në Llaushë vëllezërit Geci, të lumtur për lirimin e tyre nga burgu

Dje Indeksonline ka raportuar se janë liruar nga burgu vëllezërit, Rrustem dhe Hetem Geci nga Llausha e Skenderajt.

Vëllezërit pas burgimit sot i kanë vizituar në shtëpinë e tyre, ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku bashkë me presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, shkruan Indeksonline.

Është Lushtaku ai që në llogarinë Facebook ka postuar edhe një fotografi ku shihet me dy vëllezërit dhe presidentin Thaçi, ndërsa ka shkruar:

“Bashkë me Presidentin Thaçi, ishim për vizitë në Llaushë pas lirimit nga burgu të vëllëzërve Hetem dhe Rrustem Geci. U gëzuam që më në fund ata ju kthyn familjes dhe shoqërisë”.

Ndryshe Rrustem dhe Hetem Geci para pesë vitesh ishin dënuar me 13 vite nga Gjykata Themelore në Mitrovicë (trupi gjykues nga EULEX-i) për krim lufte./Indeksonline/